Java e 11 e Premier Leagues angleze mbyllet me një supersfidë, Tottenham-Chelsea. Një derbi që gjithmonë ka dhuruar spektakël, e i tillë pritet dhe mbrëmjen e së hënës, ndërs forma që dy skuadrat po kalojnë është e kundërt.
Ekipi i udhëhequr nga Postekoglu kryeson kampionatin, ndërsa cilësohet si kundërshtari që duhet mundur, për faktin se deri më tani nuk ka asnjë disfatë. Aktualisht qëndron i dyti na kampionat, pasi është Manchester City që me një ndeshje më tepër udhëheq ligën.
Në anën tjetër, blutë vijojnë të kenë problem sa i përket dëmtimeve, me disa lojtarë të cilët janë konfirmuar jashtë. Ky faktor ka ndikuar drejtpërdrejt në performancën në fushën e lojës, duke bërë që të renditet në vendin e 13-të. 4 humbje në 10 javë janë shumë për një ekip që ka investuar miliona euro e nuk po mundet të fitojë asgjë, teksa lajmi i mirë është rikthimi i Armando Brojës.
Sulmuesi shqiptar është rikthyer në stërvitje, ndërsa nuk është konfirmuar nëse do të jetë në listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë supersfidë. Sipas mediave britanike 22-vjecari e ka lënë pas dëmtimin e pësuar gjatë grumbullimit me Shqipërinë. Një tjetër lojtar që pritet të jetë në stol është dhe ukrainasi Mudryik. Favoritë për fitimin e përballjes cilësohet Tottenham, teksa do të gjykohet nga Majkël Oliver.