Derbi dramatik, Trepça e Taib Kabashit i rrëmben pikë Prishtinës

February 12, 2022
1 minut lexim

Ashtu si pritej, ndeshja e parë e stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) ishte dramatike. Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet u takuan Prishtina e Trepça, dy skuadrat e kreut të tabelës. Ndeshja derbi e xhiros së 15-të nuk ka dhënë fitues. Ka përfunduar me rezultatin 34:34.

Trepça në fund të ndeshjes ka realizuar penallti për të fituar një pikë në kryeqytet. Muhamed Dubovci realizoi penalltinë e fundit. Ai ishte më efikasi te mitrovicasit me 9 gola. Shtatë gola i realizoi pivoti Sali Maxhera. Gjashtë gola i shtoi Shpëtim Mehmeti.
Te Prishtina më efikasi ishte Oltion Beshiri me 8 gola. Festim Mustafa e aloja Lulzim Shabani shënuan nga gjashtë herë.

Fillimi i ndeshjes i takoi mysafirëve që ishin në epërsi të lehtë deri në minutën e 11-të. Më pas më shumë nga loja kishte Prishtina, që e mbajti epërsinë deri në fund të pjesës së parë. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 17:14 për Prishtinën.

Njëjtë vazhdoi edhe pjesa e dytë, me prishtinasit në avantazh.

Në minutën e 47-të rezultati ishte 27:22. Por “xehetarët” nuk u dorëzuan. Në minutën e 54-t rezultati u baraazua në 28:28. Prapë Prishtina krijoi epërsi prej një e dy gola, ndërsa rezultati pak paraa fundit u barazua në 33:33. Agon Bajqinovci shënoi për 34:33, para se shifrat të barazohen fare në fund në 34:34.

Taib Kabashi, trajner i Trepçës, është shumë i gëzuar për pikën e madhe. 

Me barazim, Trepça e ruan pozitën e dytë në tabelë. I ka 25 pikë, sa edhe Prishtina në pozitën e tretë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Jam bërë ujë”, Anxhela Peristeri emocionohet në takimin 4 minutësh me Brunon

Story i radhës

Shi dhe flokë dëbore, parashikimi i motit të dielën

Të fundit nga

Çfarë paqe do të kemi pas luftës?

“Lufta në Ukrainë ka trazuar historinë e shekullit njëzet e një, duke u bërë shenjuesja e tij, ashtu si konfliktet e Revolucionit Francez dhe Perandorisë ishin shenjueset e shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe
ShkoLartë