Deputetja Zhupa: Qeveria më shumë po nxit largimin se sa kthimin e trurit

E pyetur nga të rinjtë në emisionin “Rinon”, se cila është strategjia e opozitës për të thithur trurin e larguar nga vendi, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se, programi në fushatë parashikonte masa konkrete në punësim.

Ajo tha se gjatë qeverisjes së majtë të diplomuarit janë larguar masivisht dhe kjo vjen për shkak se nuk ka pasur politika për mbështetjen e tyre.

“Ne kthim masa konkrete për kthimin e trurit, duke ofruar pagë të njëjtë me vendin ku ndodhet jashtë vendit për një vit deri sa të kishte mundësi të fillonte jetesën në Shqipëri. gjithashtu do të kishte lehtësira për taksa dhe tatime për 5 vitet e para”, tha deputetja e PD.

Sipas znj. Zhupa me politikat që po ndjek qeveria e majtë më shumë po nxit largimin se sa po punon për kthimin e trurit në vend.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Kandidati i PDK-së në Shtime shprehet i bindur se do ta fitojë edhe një mandat

Ngjarja e ardhëshme

Tifozët shtynë me 1 orë fillimin e ndeshjes në Francë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian