Deputeti ukrainas: Mariupolit do t’i mbarojë ushqimi për tre deri në pesë ditë

Dmytro Gurin, një deputet ukrainas, ka thënë për Sky News se bombardimet në Mariupol janë duke vazhduar dhe se ky qytet është pa ngrohje, gaz, rrymë dhe ujë.

Duke e përshkruar gjendjen e rënduar në këtë qytet port, Gurin ka thënë se brenda 3-5 ditësh ushqimi do të përfundojë për banorët e tij.

“Mariupol është pa ngrohje, gaz, rrymë dhe ujë. Njerëzit po mbledhin borën për të pasur ujë, dhe në tre deri në pesë ditë, ushqimi do të përfundojë dhe do të ketë uri përsëri. Uria në qendër të Evropës”, ka thënë Gurin.

Sipas tij, njerëzit po përgatisin ushqim në zjarre të hapura pranë shtëpive të tyre dhe po jetojnë në bodrume.

“Tani duhet të zgjidhni”, ka thënë ai duke folur për NATO-n, teksa ka shtuar Perëndimi mund të përfundojë me një luftë edhe në territorin e vet.

Një spital për fëmijë dhe një maternitet në Mariupol u goditën nga disa raketa dhe mësohet se njerëzit mbeten të bllokuar nën rrënoja. Shtatëmbëdhjetë gra, në mesin e të cilave edhe shtatzëna janë plagosur si pasojë e sulmit. Ndërkohë, disa fëmijë kanë mbetur nën rrënoja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Katastrofë!”/ Liberta Spahiu rrëfen për herë të parë eksperiencën e saj në burg dhe nëse do të merrte pjesë në “Big Brother VIP”: Do kisha luajtur nga…

Story i radhës

Hidrokarburet njoftojnë uljen e çmimit të naftës

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish