Deputeti Sula denoncon qeverinë: Kur të shkojmë atje poshtë, krimbi do ju hajë juve të parët, jeni të dhjamosur

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula nga foltorja e Kuvendit duke u ndalur te akti normativ për buxhetin e vitit 2022, pohoi se paratë që qeveria jep për tërmetin, është për qëllime elektorale. Sula tha se për bujqit dhe fermerët ka kritere përjashtuese për subvencione. 

“A ka logjike, 120 mln euro për fondin e rindërtimit? Pas tre viteve, jepni ende para për tërmetin. Paratë që jepni për tërmetin është për qëllime elektorale. Vetëm 28 mln euro për bujqësinë, Maqedonia e Veriut jep 150 mln euro.

Ureja ruse, 100 mijë lekë. Dapi për ullirin 100 mijë lekë. A i del fshatarit të gjitha këto shpenzime? Ju i jepni sa për të lagur buzën. A e dini se duhet të kesh katër dynym e sipër për të marrë subvencione? Ata nuk marrin dot më naftë. Në blegtori duhet të kesh minimumi 10 krerë lopë dhe se kanë mundësi që të kenë të gjithë nga kaq lopë, pasi nuk marrin dot subvencione. Ju keni zgjedhur një numër të caktuar se aty nuk do kenë mundësi ata se nuk i subvencioni dot. A e dini se për të pasur duhet të kesh 50 koshere bletësh se me 49 nuk merr dot subvencion. Fshatarët paguajnë dhe taksë varrezash, po i rripini. Kur të vemë atje poshtë, krimbi do ju hajë të parët juve, se jeni të dhjamosur”, tha Sula. 

Ai shtoi:”Jurist kam punuar për 15 vite. Kam që në 2005 në Parlament, nuk flas kurrë pa fakte. Përmenda shifra. Krijon kakofoni, duke thënë; na ke bërë këtë, atë. Të lutem… me dëgjo se nuk të ndërpreva. A e dini ju zonja ministre se sa kushtonin produktet e shportës?”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryeson Brazili, Shqipëria fiton një pozicion

Story i radhës

Emër i ri për pankinën e Brazilit

Të fundit nga