deputeti rijad shaqiri nuk kerkon falje reagimet tona do te jene ne perputhje me fjalorin qe ata perdorin 6792a8449488d

Deputeti Rijad Shaqiri nuk kërkon falje: Reagimet tona do të jenë në përputhje me fjalorin që ata përdorin

January 23, 2025
1 minut lexim
Ka reaguar deputeti nga radhët e VLEN-it, Rijad Shaqiri pas disa akuzave ndaj tij për fjalorin e përdorur në foltoren e Kuvendit të RMV-së ndaj kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.
Shaqiri nuk kërkon falje, madje thotë se reagimet do të jenë në përputhje me fjalorin që opozita po e përdor.
Reagimi i plotë:
“Të nderuar qytetarë dhe të gjithë ju përkrahës dhe votues të koalicionit VLEN,
Së fundmi po zhvillohet një debat në rrjetet sociale lidhur me reagimin tim ndaj kolegut Talat Xhaferi. Në atë debat, nga ana e kolegut në fjalë, u kërkua që ne si deputetë të koalicionit VLEN, sipas tij, duhet t’i lajmë këmbët dikujt dhe të pimë atë ujë.
Kjo është një fyerje dhe përbuzje që i bëhet pozicionit të deputetit dhe grupit parlamentar të koalicionit VLEN nga ana e personit në fjalë.
Çdokush që mendon se votuesi shqiptar duhet të lajë këmbët dhe të pijë ujin e dikujt tjetër, e ka shumë gabim. Reagimet tona do të jenë gjithmonë në përputhje me fjalorin që ata përdorin, duke i kundërshtuar përpjekjet për të përbuzur çdo mendim ndryshe nga i tyre dhe nga soji i tyre.
Ata mund t’i lajnë këmbët dhe t’ia pinë ujin njëri-tjetrit, sepse për ta dhe familjet e tyre është bërë shumë. U është krijuar një karrierë politike pa asnjë pikë kontributi; u janë sistemuar familjarët në institucionet kryesore të shtetit dhe po i pensionojnë në funksione të larta.
Uroj më të mirën për çdo familje shqiptare që është përbuzur nga këto profile politikanësh, të cilët kanë si qëndrim të vetin vetëm servilizmin.
Unë nuk laj këmbët e askujt dhe nuk pije ujin e flliqur te dikujt si ju.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rihanna ndez rrjetin me foto shume seksi 6792a40d99f04
Story i mëparshëm

Rihanna ‘ndez’ rrjetin me foto shumë ‘seksi’

deri ne zgjedhjet lokale nuk do te kete rekonstruim te qeverise 6792a8bbc99ce
Story i radhës

Deri në zgjedhjet lokale nuk do të ketë rekonstruim të Qeverisë

Të fundit nga

ShkoLartë