Deputeti Laze Tanevski rezulton pozitiv me Covid-19

Deputeti i LSDM-së nga Ohri, Laze Tanevski në profilin e tij në Facebook ka shkruar se është pozitiv me koronavirus.

Tanevski informon se testimin e ka bërë me vetiniciativë dhe se për shkak të një udhëtimi që kanë pasur, pjesëtarët e tjerë të familjes kanë rezultuar negativ me Covid-19.

“Po ndihem mirë dhe nuk kam asnjë simptomë. Masën e izolimit do ta respektoj si çdo qytetarë i vendit tonë”, ka shkruar Tanevski.

Ngjarja paraprake

Për mosmbajtjen e maskës 754 gjoba

Ngjarja e ardhëshme

Turqi, bie dëshmor një ushtarë në përleshje me terroristët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian