Deputetët pasdite do të diskutojnë për nënkryetarët e Kuvendit (PLT)

Shkup, 30 shtator 2020 (MIA) – Kuvendi sot pasdite pritet ta vazhdojë mbledhjen në të cilën do të debatohet për propozim-vendimin për nënkryetarët e Parlamentit. Propozim-vendimin për pesë nënkryetarët e parashtroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili në takimin e sotëm me gazetarët tha se në takimin koordinues grupet e deputetëve u dakorduan të vazhdojë kjo mbledhje. Deri në përfundim të debatit, siç sqaroi Xhaferi, deputetët mund të parashtrojnë amandamente për ndryshim të këtij vendimi, ndërsa ai si propozues të deklarohet për të.

“Është dakorduar që mbledhja të vazhdojë, ndërsa për përbërjen personale do të mbetet vullneti i partive politike”, tha Xhaferi.

Sipas Rregullores, opozita ka  një vend nënkryetari, dy propozon Komisioni për zgjedhje, ndërsa dy janë të shumicës.

Në mbledhjen e caktuar për sot pasdite janë pesë vendimet për gjendje të jashtëzakonshme të presidentit Stevo Pendarovski që në shtëpinë ligjvënëse duhet të konfirmohen me shumicë prej dy të tretave.

Opozita në koordinim nuk u deklarua se si do të votojë për këto vendime, por sipas Xhaferit, sot për to nuk do të votohet. Mbledhja sipas të gjitha gjasave do të ndërpritet rreth pikës për Informatën për gjendjet me sektorin e përpunimit të rrushit në vitin 2020 të VMRO-DPMNE-së, në mënyrë që të mundësohet të mbahet debati publik.

“Në pajtim me dispozitat e Rregullores, vendimet janë vënë në rend të ditës. Lidhur me përcaktimet e deputetëve qëndrimet do t’i thonë në vetë mbledhjen. Tani për tani nuk kam qëndrim zyrtar as nga njëri, e as nga grupi tjetër i deputetëve, posaçërisht nga opozita. Dhe në çdo rast nevojitet shumicë prej dy të tretave për konfirmimin e të njejtave si dispozitë e Kushtetutës”, tha kryetari i Kuvendit.

Për atë se çka nëse nuk miratohen, Xhaferi tha se kompetencë për atë ka një institucion tjetër.

Xhaferi paralajmëroi mbajtje edhe të takimit në suaza të procesit Zhan Mone, por do të vlerësohet nëse ai do të mbahet me prani fizike apo onllajn. Në këto takime do të vazhdohet me punë për ndryshim të Rregullores, ndërsa do të hapen edhe çështje të reja lidhur me verifikimin e mandateve dhe konstituimit të Parlamentit, diçka që ishte imponuar në opinion në mbledhjen e fundit konstituive.

Kuvendi në muajt e ardhshëm mbetet të funksionojë në mënyrën e njejtë, përkatësisht mbledhjet plenare do të mbahen në Sallën me Kupolë të madhe, ndërsa numërimi do të bëhet me dorë. Për shkak të protokolleve për preventivë të Kovid-19, kërkohet mënyrë se si mediumet t’i ndjekin mbledhjet e komisioneve të Kuvendit, për çka Xhaferi sot do të ketë takim me kryetarët e këtyre trupave. ab/

Default thumbnail
Ngjarja paraprake

Iran, shkon në mbi 26 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

“Si i hoqi regjimi ‘dragoit’ shpenzimet e dasmës” Tufa jep detaje për shkrimtarin Jorgaqi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian