Deputetët opozitarë, “kampionë” të shpenzimeve të rrugës: Vijnë në seanca, e pastaj i lëshojnë ato!

Petar Risteski, Syrja Rashidi, Jadranka Puckova dhe Dajanço Eftimov, të katër deputet nga opozita, për një vit së bashku kanë marrë përafërsisht 30 mijë euro për harxhime rrugore për pjesëmarrje në seancat e Kuvendit.

Sipas shërbimeve të Kuvendit, Eftimov, deputet i opozitares VMRO-DPMNE, ka marrë 7.791 euro për harxhime rrugore nga janari deri më dhjetor të vitit 2021, raporton ekskluzivisht, indeks.mk

Pas Eftimovit, vjen edhe një deputet tjetër po nga VMRO-ja. Është Petar Risteski, i cili për 12 muajt e vitit 2021 pretendon se ka harxhuar 7.532 euro.

Në mesin e deputetëve “kampionë” për harxhime rrugore është edhe deputeti shqiptarë nga opozita, Syrja Rashidi, për të cilin, shërbimet e Kuvendit njoftojnë se ka harxhuar rreth 6.846.

Lista përmbushet edhe me deputeten, JadrankaPuckova nga VMRO, e cila sipas shërbimeve të Kuvendit ka harxhuar 6.838 euro.

Përpos këtyre, ka edhe deputetë të tjerë, po nga opozita që kanë harxhuar gjithashtu shuma të larta.

Në mesin e tyre, janë MirçeAxhioski nga VMRO-DPMNE së bashku me Dafina Stojanoskën dhe Fadil Zendelin nga Lëvizja Besa.

Deputeti Axhioski për 12 muaj ka paraqitur harxhime 6.359 euro, kurse deputetja Dafina Stojanovska ka deklaruar se për 12 muaj ka pasur rreth 4.238 euro harxhime, njofton indeks.mk

E deputeti shqiptarë, Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa ka thënë se për 12 muaj nga Gostivari për në Shkup ka harxhuar 4.294 euro.

Nëse mbledhim shumën e të gjithë deputetëve, del se shtatë deputet të opozitës për 12 muaj të vitit 2021 kanë harxhuar saktësisht 43.898 euro. E si në 2021 po edhe sot, deputetët e opozitës paraqiten në seanca për t’i lëshuar menjëherë të njëjtat meqëllim bllokimin e tyre./indeks.mk/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ky është plani B i Barcelonës

Story i radhës

(VIDEO) Antikorrupsioni hapi lëndë për një kompani fantome që fitoi 90 tenderë

Të fundit nga