deputetet e ash se i bashkengjiten letres se parlamentareve dhe senatoreve perendimore ne mbeshtetje te kosoves 64e21be2342c4

Deputetët e ASh-së i bashkëngjiten letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë, në mbështetje të Kosovës

August 20, 2023
1 minut lexim

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se përkrahin letrën mbështetëse të deputetes britanike Alicia Kearns për Kosovën, përcjell TV21. ASh thekson se deputetët e grupit parlamentar nga kjo parti zyrtarisht i janë bashkëngjitur letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë.

“Nga Alicia Kearns, deputetja nga Mbretëria e Bashkuar sot erdhi edhe një konfirmim. Letrës së parlamentarëve dhe senatorëve perëndimorë, në mbështetje të Kosovës zyrtarisht i janë bashkëngjitur të gjithë deputetët e grupit parlamentar të ASh-së. Pra, pas konfirmimit për bashkëngjitjen e deputetit Halil Snopçe, sot erdhi konfirmimi se janë bashkëngjitur edhe Ziadin Sela, Abdulla Saliu, Artina Qazimi, Atnan Neziri, Ilire Dauti, Elmi Aziri dhe Remzi Memedi. Me këtë rast znj. Alicia Kearns i ka shprehur falënderimin e saj grupit parlamentar të ASh-së për bashkëngjitje letrës së iniciuar nga kryetarët e Komiteteve për Punë të Jashtme të parlamenteve amerikane, gjermane, britanike, ukrainase, islandeze, irlandeze, estoneze, lituaneze, letoneze e çeke”, thonë nga ASH.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

rusja kundershton pushtimin e ukraines nje burre ushtron dhune ndaj saj 64e2181e3d2be
Story i mëparshëm

Rusja kundërshton pushtimin e Ukrainës, një burrë ushtron dhunë ndaj saj

trafiku i gushtit ne shkoder dalja nga qyteti behet e veshtire gjate sezonit veror 64e21d8263dd9
Story i radhës

Trafiku i gushtit në Shkodër, dalja nga qyteti bëhet e vështirë gjatë sezonit veror

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë