Deportivo La Coruna nuk ia doli të rikthehet në Segunda Division

Deportivo La Coruna nuk ia doli të rikthehet në Segunda Division.

Ekipi i njohur spanjoll, i cili dhuronte paraqitje spektakolare në La Liga dhe kompeticionet europiane në vitet ‘2000, dështoi 1-2 në finalen ndaj Albacetes.

Dueli i luajtur në stadiumin “Riazor” ishte tepër i luftuar. Tifozët e Deportivos krijuan një atmosferë të shkëlqyer para dhe gjatë ndeshjes.

Stadiumi shpërtheu në minutën e 25-të kur Mario Soriano kaloi vendasit në avantazh. Gjithsesi, Deportivo nuk e ruajti dot avantazhin e artë.

Albacete barazoi takimin tetë minuta nga fundi me anë të Alberto Jimenez. Ndeshja shkoi në shtesa, aty ku ekipi mik realizoi edhe golin e fitores me Jordi Sanchez Ribas (112’) dhe festoi ngjitjen një divizion më lart.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Meshkujt duan seks në mëngjes dhe femrat në mbrëmje, kjo është arsyeja

Story i radhës

Nga festat me Neymar te nudot në Mikonos, binjaket nga Franca nuk përmbahen

Të fundit nga