Depay, Wijnaldum dhe Garcia – tri synimet e Barcelonës

Georginio Wijnaldum i Liverpoolit, Memphis Depay i Lyonit dhe Eric Garcia i Manchester City janë tri synimet kryesore të Barcelonës në afatin kalimtar të futbollistëve.

Megjithatë, klubi katalonas do ta ketë shumë të vështirë t’i afrojë ata në afatin kalimtar të janarit dhe ka më shumë mundësi të synojë t’i marrë falas në verë, kur të treve iu mbarojnë kontratat.

Trajneri i Barçës Ronald Koeman i dëshiron bashkatdhetarët e vet holandezë Wijnaldum dhe Depay në ekip, pasi edhe në verën e kaluar u përpoq t’i afrojë.

Drejtori sportiv Ramon Planes dëshiron ta kthejë Garcian në klub, pasi ai e kishte lënë akademinë La Masia për Manchester Cityn në vitin 2017.

Në verë, trajneri Pep Guardiola konfirmoi se Garcia e dëshironte largimin nga City, pasi e kishte refuzuar ofertën për vazhdimin e kontratës.

Barcelona nuk pritet të blejë lojtarë deri pas zgjedhjeve presidenciale më 24 janar.

Kushdo që i fiton zgjedhjet mund po ashtu ta ndërrojë drejtorin sportiv dhe të vijë me ide të reja. 

Ngjarja paraprake

Giroud mohon kalimin të Juventusi: Dua të fitojë trofe me Chelsean

Ngjarja e ardhëshme

Itali/ Vaksinohen mbi 151 mijë persona kundër COVID

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian