Depay: Kënaqësi të luash me fanellën e Barcelonës

Memphis Depay luajti për herë të parë me fanellë të Barcelonës të shtunën në mbrëmje, ku arriti edhe të shënojë golin e tretë në fitoren 3-1 ndaj Gironas.

Holandezi foli pas ndeshjes për debutimin e tij dhe falënderoi shokët e tij të skuadrës për mirëseardhjen që i kanë bërë.

“Është kënaqësi të luash me këtë fanellë”, tha ai për kanalet zyrtare të Barcelonës në media.

“Ishte e vështirë, minutat e para në ndeshje, por me të vërtetë e shijova atë. Shokët e ekipit më ndihmuan”, u shpreh Depay.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

I shpallur në kërkim për vrasje të dyfishtë, kush ësht 52-vjeçari që mbeti i plagosur sot në Shkodër gjatë operacionit të RENEA-s

Ngjarja e ardhëshme

Këshilla për një bark të sheshtë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian