Depay flet para ndeshjes me Realin

Ylli i Barcelonës, Memphis Depay është deklaruar para sfidës së rëndësishme në vikend ndaj Real Madridit.

Holandezi nuk është duke zhvilluar shumë minuta për momentin shkaku i formës së lartë që ka Pierre-Emerick Aubameyang dhe që është rikthyer së fundmi nga lëndimi.

Për “EuropeanLad”, holandezi është shprehur optimist për fitore në “El Clasico”, pavarësisht formës së lartë që po kalon skuadra madrilene.

“Real Madrid? Jemi në formë të mirë. Shpirti i skuadrës është shumë i mirë, ka shumë energji dhe kështu do hymë në ndeshje”.

“Ata gjithashtu janë në formë të mirë, por ne luajmë për fitore”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përballja zhvillohet në “Santiago Bernabeu” dhe nis në ora 21:00.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Llojet e meshkujve me të cilët nuk duhet të bini kurrë në dashuri

Story i radhës

Do të preferonit të ishit dashuria e parë e dikujt, apo dashuria e fundit? Përgjigjuni pas leximit

Të fundit nga