“Denonconi rastet e abuzimit”/ DPSHTRR thirrje qytetarëve: Të luftojmë qelizat e dëmshme të entit tonë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast abuzimi me të cilinë ata mund të hasen në faqen e tyre online.

DPSHTRR thotë se çdo qytetar, subjekt, apo dëshmitar në një rast abuzimi, mund të shfrytëzojë lirisht platformat publike online në webin www.dpshtrr.gov.al të cilat dërgojnë çdo rast me konfidencialitet të plotë në adresën e duhur.

“Na shkruani, na ndihmoni të luftojmë qelizat e dëmshme të entit tonë, si edhe të mos lejohet ngrënia e hakut të askujt, nga ne por edhe mes tregut ku operohet.

Denonconi – ZËRI JUAJ DËGJOHET‼️”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Albin Tahiri thyen rekordin personal në lëshimin e parë në LOD

Story i radhës

Qytetari nga Ferizaj gjen kuletën me 1 mijë e 860 euro, ia kthen pronarit

Të fundit nga