Denoncimi i ish-deputetit: Prindërve të mi i është ndryshuar vendbanimi pa kërkesën e tyre

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa denoncon se prindërve të tij u është ndryshuar vendbanimi pa kërkesën e tyre.

Hasa thotë se edhe pse PD e ka kallëzuar në SPAK ndryshimin e vendbanimeve, asnjë veprim nuk është ndërmarrëë nga drejtësia dhe prindërve të tij ende u rezulton adresa e gabuar në çdo shërbim që marrin.

Ai kërkon gna SPAK të veprojë pasi duhet të kishte sekuestruar të gjitha të dhënat tashmë për të vërtetuar ndërhyrjet e paligjshme. PD ka denoncuar edhe më parë raste të ndryshimit të vendbanimeve duke akuzuar ministrin e brendshëm, Sandër Lleshaj se kjo po bëhet për efekte elektorale dhe zgjedhore teksa nga ana tjetër ky i fundit ka garantuar se gjithë qytetarët shqiptarë do votojnë aty ku kanë votuar herën e fundit.

Postimi i plotë

Qytetarët vazhdojnë enden rrugëve, shkojnë në institucione dhe zbulojnë që sipas Gjendjes Civile nuk banojnë më aty ku kanë banuar prej vitesh.Kjo ndodh sepse Sandër Lleshaj i ka ndryshuar shqiptarëve vendbanimin pa kërkesën e tyre!

Po mbushet muaji nga depozitimi i kallëzimit penal në SPAK dhe asnjë veprim nuk është ndërmarrë!

Askush nuk po hetohet për ndërhyrjen në databazën më të rëndësishme shtetërore.
Provat dhe faktet janë aty, mjafton dikush të hetojë dhe të çojë para drejtësisë autorët.
Po mbushet muaji dhe asgjë nuk është bërë për të rikthyer adresat në gjendjen e ligjshme!
Prindërve të mi i është ndryshuar vendbanimi si qindra mijëra shqiptarëve pa kërkesën dhe dijeninë e tyre!Asgjë s’ka ndryshuar deri sot, adresa e gabuar rezulton ende në çdo shërbim që marrin.

SPAK duhet t’i kishte sekuestruar tashmë të gjitha të dhënat për të vërtetuar ndërhyrjet e paligjshme në sistem me qëllim ndryshimin e adresës së vendbanimit.
Përgjegjësit duhen vënë para drejtësisë menjëherë!

Ngjarja paraprake

Mickoski kërkon që gratë shtatzëna të lirohen nga puna

Ngjarja e ardhëshme

Kamerat kapin Karim Benzeman duke i thënë Ferland Mendyt që të mos pasonte topin më te Vinicius: Të betohem në nënën time se ai po luan kundër nesh

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian