Dënohet vrasësi i milionerit kinez Gang Yuan

Një burrë që vrau një milioner kinez dhe copëtoi trupin e tij është dënuar me burgim në Kanada.

Li Zhao ishte shpallur fajtor për vrasje pasi ai qëlloi për vdekje të afërmin e tij Gang Yuan në 2015-ën gjatë një grindjeje të dhunshme midis dy burrave.

Të hënën një gjykatë e dënoi Zhao me 10 vjet e gjashtë muaj burgim.

Rasti ka marrë vëmendje të gjerë si nga shtypi kanadez ashtu edhe nga ai kinez, raporton BBC.

Të hënën, gjyqtarja Terence Shultes e Gjykatës së Lartë të Kolumbisë Britanike e përshkroi vrasjen si jashtë karakteri për Zhaon, i cili tregoi “pendim të dukshëm të sinqertë” për veprimet e tij.

Ngjarja paraprake

Turqia me Serbinë kundër shqiptarëve

Ngjarja e ardhëshme

16 basketbollistë të huaj, me gjithë ankesat e klubeve për krizë të thellë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian