Dënohen mbi 1,000 qytetarë, nuk respektuan Ligjin për Pandeminë

Policia e Kosovës për 24 orë ka shqiptuar 1073 tiketa në bazë të Ligjit për Pandeminë, COVID-19.

Ndërkaq, Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Hyn në fuqi Ligji për pandeminë COVID-19, këto janë dënimet e parapara për ata që nuk respektojnë masat

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.

E, neni 26 rregullon çështjen e izolimit dhe karantinës gjatë pandemisë COVID-19.

Ndërsa, në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. 

Ngjarja paraprake

Covid-19 në botë, afro 40 milionë të prekur dhe mbi 29 të shëruar

Ngjarja e ardhëshme

Trajneri i Greqisë komenton barazimin me Kosovën: Nuk ishte rezultat i mirë për ne, por patëm përball një skuadër të mirë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian