Dënimi i Cavanit: Sindikata e Futbollistëve në Uruguai akuzon FA për diskriminim

Sindikata e Futbollistëve në Uruguai i ka dal në mbrojtje Edinson Cavanit. Sulmuesi i Manchester United u dënuan nga Federata Angleze me tre ndeshje pezullim si dhe një gjobë prej 100 mijë paundësh për përdorimin e një termi racor në një postim në rrjetet sociale.

Cavani i cili pasi shënoi një dygolësh në fitoren 3-2 të Manchester United ndaj Southampton në datën 29 nëntor, i ishte përgjigjur shumë mesazheve në rrjetet sociale.

Vetë sulmuesi i ktheu mesazh falenderues njërit prej tyre, por duke përdorur termin “negrito”. Diçka që në Amerikën Latine nuk e kanë për ofendim, megjithatë kjo është një temë u pa ndryshe në Angli që u cilësua si racist nga Federata. Cavani e pranoi dënimin si dhe kërkoi falje pasi fshihu postimin, por nuk pranoi se ishte shprehur gabim.

Së fundmi ka reaguar edhe Sindikata e Futbollistëve në Uruguai, duke e akuzuar Federatën Angleze të Futbollit për diskriminim.

“Ajo që FA ka bërë nuk është një akt anti-racizmi. Përkundrazi, është një akt diskriminimi kundër kulturës dhe mënyrës së jetës së uruguaianëve.

Sanksioni zbulon “një pikëpamje të njëanshme, dogmatike dhe etnocentrike që nuk pranon më shumë sesa leximin që dëshiron të imponojë nga interpretimi i veçantë dhe subjektiv. Edinson Cavani kurrë nuk ka kryer një veprim të vetëm që mund të interpretohet si racist.

Ai thjesht ka përdorur një formë shprehie të zakonshme në gjuhën tonë për t’i referuar me dashuri një miku të dashur. Ne duam, të mbrojmë publikisht figurën e Edinson Cavani , dhe natyrisht, kulturën e vendit tonë. Ne të gjithë jemi kundër çdo forme diskriminimi.

Por fatkeqësisht, Federata Angleze e Futbollit shprehet përmes sanksionit të saj me injorancë dhe përbuzje totale. Nxisim Federatën Angleze që të rishikojë urgjentisht proceset e saj të vendimmarrjes në lidhje me këto çështje, në mënyrë që të mos kryejë përsëri ndonjë padrejtësi të tillë” thuhej ndër të tjera në deklaratën e AFU.

Ngjarja paraprake

Nëse infektoheni me Covid-19, kjo është shenja e parë që shfaqet

Ngjarja e ardhëshme

Metroja e Moskës/ Rikthen drejtuesit femra të trenave

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian