Dendias poston foto nga dreka me Ramën në Tiranë

Ministri Jashtëm grek, Nikos Dendias ka postuar një foto nga takimi me Kryeministrin Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë.

Në profilin e tij në rrjetin social “Twitter” Dendias shkruan se gjatë drekës me Ramën në qendër të bisedimeve të këtij takimi ishin pikërisht marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona, perspektiva evropiane dhe zhvillimi i mëtejshëm rajonal.

“Në përmbytllje të vizitës time në Tiranë, u prita në një drekë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në fokus të takimit tonë ishin marrëdhëniet bilaterale, perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe zhvillimi dhe bashkëpunimi rajonal”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nga 51 federata, vetëm shtatë janë licencuar deri tani

Story i radhës

Ja se cila është arsyeja e vërtetë pse fëmijëve nuk ju pëlqen shkolla

Të fundit nga