Dendias në Tiranë, blindohet ministria e punëve të Jashtme

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Tiranën. Ndërkohë që në kryeqytet janë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e vizitës. Forca të shumta policie janë vendosur tek Ministria e Jashtme, siç duket dhe nga fotot e siguruara nga Top Channel.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në agjendën e takimeve parashikohen takime me ministrin e jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta, takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, si dhe me kryetarin e PPDNJ Vangjel Dule.

Mësohet se më pas do të ketë takime me bizneset greke në Shqipëri, për ta mbyllur vizitën me një takim me Kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Një vizitë kjo, prej kohësh e paralajmëruar, por e mbetur ende e pa zhvilluar, së pari për shkak të agjendës tepër të ngjeshur të zotit Dendias, për shkak të tensionit të lartë në Egjeun lindor mes Athinës dhe Ankarasë lidhur me kërkimet për naftë dhe gaz, tension që me gjasa mund të çojë të dy vendet në një përballje ushtarake, por edhe për shkak të rezultateve që kjo vizitë pritet të sjellë, pikërisht 6 muaj para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Image
Image
Image
Ngjarja paraprake

Shkencëtarët zbulojnë se sa orë duhet të flini, në bazë të moshës tuaj

Ngjarja e ardhëshme

Llapi synon fitoren e parë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian