demtohet sulmuesi kryesor i ekipit 650af206dd967

Dëmtohet sulmuesi kryesor i ekipit

September 20, 2023
1 minut lexim

Lajm i keq për Atalantën, dëmtohet sulmuesi kryesor i ekipit!

Lajm i keq për Gasperinin. Sulmuesi i Atalantës, Gianluca Scamacca ka kryer ekzaminimet mjekësore për dëmtimin e pësuar në fundjavë në ndeshjen ndaj Fiorentinës dhe rezultatet nuk janë aspak të mira.

Bëhet fjalë për një tërheqje muskulore, që do ta mbajë sulmuesin larg fushave për rreth një muaj, teksa shpresat e bergamaskëve janë që Scamacca të rikthehet më 22 tetor, në ndeshjen ndaj Genoas në kampionat.

Ky është padyshim një lajm i keq për trajnerin Gasperini, që ka të dëmtuar edhe El Bilal Toure, teksa në fund të merkatos u shit edhe Duvan Zapata te Torino.

Në këto kushte, aktualisht zikaltërit kanë në dispozicion vetëm Lookman dhe Muriel, për turin e forcës që i pret deri në fund të javës së parë të tetorit, ku do të luajnë çdo tri ditë në kampionat dhe Europa League.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

5 shenjat e zodiakut qe e dashurojne ushqimin dhe duan te provojne cdo gje qe iu del para 650af05fb12b0
Story i mëparshëm

5 shenjat e zodiakut që e dashurojnë ushqimin dhe duan të provojnë çdo gjë që iu del para

begaj takon escobarin shqiperia aleat i besueshem i amerikes 650af20da40f0
Story i radhës

Begaj takon Escobarin: Shqipëria, aleat i besueshëm i Amerikës

Të fundit nga

ShkoLartë