demtohet sistemi i kanalizimeve te shengjinit shkak nje defekt ne stacionin e pompave 678bc1e011ccf

Dëmtohet sistemi i kanalizimeve të Shëngjinit, shkak një defekt në stacionin e pompave

January 18, 2025
1 minut lexim

Një defekt në stacionin e pompave të ujerave të ndotura të zones turistike të Shëngjinit, ka nxjerr jashtë funksioni te gjithë sistemin e kanalizimeve nga qendra e qytetit deri në Kune.

Avaria është identifikuar ditën e djeshme që vuri në levizje ndërmarrjen e Ujesjelles-Kanalizime. Për shkak të amortizimit të bazamenteve kryesore te pompave thithese dhe dërguese, të cilat janë këputur plotësisht, ka sjelle daljen jashtë funksioni të stacioni të pompave.

Defekti ndodhi në vaskën kryesore të stacionit në kuotat -11 meter nën nivelin e detit. Për të riparuar defektin ndërmarrja e Ujesjellës-Kanalizime në Lezhë ka nisur veprimet emergjente. Pavarsisht vështërsive të hasura punonjësit e kësaj ndërmarrjeje po punojnë pa ndërprerje për riparimin e defektit, që sipas drejtuesve të UK-së Lezhë, është vënë në rrugen e zgjidhjes.

I kontaktuar përmes telefonit, Drejtori e UK-Lezhë, Zef Maçi, ka bërë të ditur se po synohet që defekti të zgjidhet brenda ditës së sotme në mënyrë që të rivendoset në funksion stacioni i pompave për të mos patur ndikim në largimin e ujërave të ndotura të Shëngjinit. Përshkak të kësaj avarie nuk ka patur probleme për qytetarët, kjo edhe për shkak se gjatë dimrit numri i popullsisë në Shengjin është i ulët.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ka nderruar jete klemens haselsteiner drejtori i kompanise austriake strabag e cila nderton rruge neper maqedoni 678bbcef205c6
Story i mëparshëm

Ka ndërruar jetë Klemens Haselsteiner, drejtori i kompanisë austriake Strabag, e cila ndërton rrugë nëpër Maqedoni

shefja e eu eom ky mision nenvizon mbeshtetjen e vazhdueshme te be se per kosoven 678bcb3c0ce5b
Story i radhës

Shefja e EU EOM: Ky mision nënvizon mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për Kosovën

Të fundit nga

ShkoLartë