Komuna e Skenderaj është përfshirë sot nga moti i lig, si pasojë e këtij moti, menjëherë pas disa minutave ka pasur dëmtime në një objekt në këtë qytet.
Në bazë të fotos shihet se fryma e fortë ka rrëzuar disa pjesë të objektit dhe i ka shpërndarë në tokë.
Kështu duke i dëmtuar edhe veturat të cilat janë të parkuara pranë atij objekti.
Mot me shi dhe erëra të forta është paralajmëruar sot në vend dhe ka pasur edhe thirrje për kujdes të shtuar për të gjithë qytetarët, në veçanti ata të cilët ndodhen jashtë në hapësira publike.