demtohet fondi i sigurimit shendetesor per mbi 142 mije euro policia financiare dorezon kallezime penale 67940b89e09ce

Dëmtohet Fondi i Sigurimit Shëndetësor për mbi 142 mijë euro, policia financiare dorëzon kallëzime penale

January 24, 2025
1 minut lexim

Drejtoria për Policinë Financiare ka dorëzuar kallëzim penal kundër një administratori të një subjekti juridik dhe kundër vetë kompanisë, me dyshimin se me deklarata të rreme kanë dëmtuar Fondin e Sigurimit Shëndetësor për më shumë se 142 mijë euro.

Të dyshuarit e kanë kryer veprën penale gjatë periudhës 2014–2016.

E dyshuara ka dhënë deklarata të rreme për mjete ndihmëse ortopedike, të cilat janë faturuar në Fondin e Sigurimit Shëndetësor.

Me këtë veprim, ajo e ka mashtruar Fondin dhe ka çuar institucionin në lajthitje, duke i mundësuar kompanisë të faturojë shuma për mjete ndihmëse ortopedike të papërshtatshme, gjë që ka rezultuar në përfitim të paligjshëm pasuror prej mbi 8 milionë denarësh.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

krasniqi strukturat paralele te serbise ne kosove kane marre fund 679408b7e6951
Story i mëparshëm

Krasniqi: Strukturat paralele të Serbisë në Kosovë kanë marrë fund

oferte angleze per ernest mucin 67940c39b105e
Story i radhës

Ofertë angleze për Ernest Muçin

Të fundit nga

ShkoLartë