Dëmtohen Varrezat e Dëshmorëve në Korçë

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Korçë, ku persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar “Varrezat e Dëshmorëve”.

Burime për ABC bëjnë të ditur se janë thyer pllakat e mermerit të më tepër se 20 varreve tek “Varrezat e Dëshmorëve”.

Sipas policisë ka nisur edhe një hetim për të zbuluar autorët e këtij akti të paprecedentë.

Njoftimi i policisë:

Korçë – Mëngjesin e sotëm, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Korçë, në “Varrezat e Dëshmorëve”, janë konstatuar të dëmtuar disa varre.

Nga ana e Policisë, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./abcnews.al/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Del letra që Albin Kurti i dërgoi ambasadorit te BE-së

Story i radhës

Evropa miraton ligjin për rregullimin e gjigantëve të teknologjisë

Të fundit nga