Demonstrata në mbarë Francën për mësuesin që iu pre koka

Nëpër qytete të ndryshme të Francës një numër i madh njerëzish kanë dalë në demonstrata në shenjë nderimi për një mësues të cilit iu pre koka pasi iu tregoi studentëve të tij karikaturat e profetit Mohammad.

Mësuesit Samuel Paty i është prerë koka pranë shkollës ku ai po punonte, në komunën Conflans Saint-Honorine, në veriperëndim të Parisit, shkruan Euronews.

Personi i dyshuar për këtë vrasje është një refugjat çeçen 18 vjeçar, i cili ka qenë i armatosur me një thikë. Pas sulmit, ai është qëlluar për vdekje nga oficerët e policisë.

Presidenti Emmanuel Macron e ka cilësuar këtë ngjarje si “sulm terrorist”.
 

Ngjarja paraprake

Koronavirus te skuadra e futbollistit të Shqipërisë në Zvicër

Ngjarja e ardhëshme

Erdoğan: Bashkëkryesuesit e grupit të Minskut të OSBE-së qëndrojnë pranë Armenisë

të fundit nga