Demolli e përfundon kampionatin me fitore dhe rekord

Gazmend Demolli me Radicall SR 8 LM ka fituar edhe në garën e fundit të disiplinës malore për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.

Në garën “Zymi 2022”, shtegun me gjatësi prej 2.8 kilometra e kaloi për 01:28.303 minuta, që njëherësh është edhe rekord i shtegut.

Duke përfshirë dy vozitjet, ai pati kohë 02:58.505 minuta.

Në pozitën e dytë, në plasmanin e përgjithshëm, u rendit Valdet Kaçandolli me Suzuki Swift (01:36.052 dhe 01:34.351 minuta), derisa pozita e tretë i takoi Blerand Hasanajt me Opel Astra GSi Turbo (01:40.419 dhe 01:41.360 minuta).

Favoriti tjetër për të fituar, Liridon Kalenderi, për shkak të problemeve teknike, nuk e përfundoi garën, ndërsa të shtunën pati kohë fantastike prej 01:26.195 minuta (kohë edhe më e shpejtë se rekordi zyrtar).

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Italianët votojnë në zgjedhjet që mund t’i japin pushtetin të djathtës së skajshme

Story i radhës

Juventusi kërkon përforcime

Të fundit nga