Demokrati i “çmendur” pas ish-kryeministrit: Të kam në zemër dhe…

Gjatë takimeve që Sali Berisha zhvillon me demorkatët të shumtë janë ata, të cilët nuk kursejnë simpatinë që kanë për ish-kryeministrin.

Sot, Berisha ishte në qytetin e Kukësit, ku zhvilloi takime në kuadër të fushatës për zgjedhjen e kryetarit të PD, ku ai garon përballë Ibsen Elezit.

Një demokrat i moshuar, me nota humori i tha Berishës se atë e thërrasin Muharrem Berisha, pasi e ka në zemër ish-kryeministrin.

“Pa ty nuk kemi për të ecur përpara. Kam dy thirrje për ty, të shkojë në parlamenti gjenocidi në Kosovë dhe gjenocidi në Lumë. Këta janë komunistë të betuar. Prandaj unë di shumë me fol, por kaq. Jemi shumë krenarë. Edhe diçka, unë të thashë që jam Muharrem Nërguti, por shumica më thërrasin Muharrem Berisha. Të kam në zemër, prandaj na priftë e mbara dhe deri në vdekja jemi me ty Sali Berisha”, tha demokrati.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tmerr në Kosovë! Fëmija i klasës së katërt shkon me armë zjarri në shkollë, e mbante në brez

Story i radhës

Google dhe Samsung duan ta bëjnë më të lehtë shkëmbimin e të dhënave mes aplikacioneve të fitnesit

Të fundit nga