Demhasaj: Traktorët që shiten në treg me çmim 25-30 mijë euro, Ministria i bleu me 50 mijë deri 100 mijë euro

Arton Demhasaj nga Organizata Çohu thotë se kanë bërë dy hulumtime në lidhje me keqpërdorimet në bujqësi.

Ai në “Debat Plus” thotë se Ministria e Bujqësisë ka vendosur kritere aq shumë të ashpra sa që sipas tij bujqit e vërtet nuk kanë mundur të aplikojnë.

“Dyshimet janë që zyrtarët që punojnë në Ministrinë e Bujqësisë kanë ndërtuar kompani për të bërë këso projekte në mënyrë që bujqit të përfitojnë grantet”, tha ai.

Drejtori i “Çohu” ka thënë se keqpërdorime të mëdha janë bërë edhe me çmimin e traktorëve.

“Një traktor me pajisje përcjellëse që çmimin në treg e ka pasur 25-30 mijë euro, vlera e blerjes nga Ministria ka shkuar nga 50 mijë deri në 100 mijë euro”.

Demhasaj thotë se edhe shpërndaja e traktorëve është bërë në baza elektorale.

Ai thotë se traktorët janë shpërndarë në ato komuna që nuk shquhen për zhvillim të bujqësisë e janë lënë anash komunat që njihen për zhvillim të bujqësisë.

Ngjarja paraprake

400 mijë paund kanabis, dy shqiptarët burgosen në Britani: Jemi shfrytëzuar!

Ngjarja e ardhëshme

James për rikthimin te Real Madridi: Atje nuk më do askush më

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian