Dembele vendos

Ousmane Dembele raportohet se ka vendosur të zgjasë kontratën me Barcelonën.

Reprezentuesi francez është në planet e klubit katalunas për të ardhmen dhe renovimi nuk shihet të jetë problem, sipas “Mundo Deportivo”.

23 vjeçari u transferuar në “Camp Nour” në vitin 2017 nga Borussia Dortmundi, por nuk arriti të tregojë potencialin e tij shkaku i lëndimeve të shumta.

Megjithatë, sulmuesi i krahut po tregon paraqitje të mira në këtë edicion dhe vlerësohet si një nga lojtarët kryesor te skuadra e drejtuar nga Ronald Koemann.

Dembele ishte i kërkuar nga Manchester United e Juventusi, por sipas të gjitha gjasave ai pritet të mbetet te skuadra katalunase edhe për një kohë të gjatë.

Ousmane Dembele momentalisht ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor të vitit 2022.

Ngjarja paraprake

​89 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Gjilanit

Ngjarja e ardhëshme

Japoni, gjykata vendos kundër ndalesës së martesave të të njëjtës gjini

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian