Dembele ia shkatërron planet Barcelonës – Depay mbetet te Lyoni

Barcelona e ka pranuar se është mposhtur në garë për transferimin e Memphis Depayt nga Lyoni në këtë afat kalimtar.

Sipas asaj që raporton RMC Sport, katalunasit kanë bërë të ditur se nuk do të mund të transferojnë holandezin.

Ronald Koeman tentoi me ngulm të transferointe bashkëkombësin e tij në Camp Nou, mirëpo Ousmane Dembel ua prishi planet.

Sulmuesi francez e refuzoi sërish kalimin te Manchester United, duke qëndruar kështu edhe për edicionin e ri te Blaugranasit.

Koeman e kishte bërë të qartë se nëse Dembel kalon te Djajtë e Kuq, atëherë Depay do të mund të kalonte te Barcelona.

Depay ka arritur të shënojë 58 gola në 144 ndeshje të zhvilluar deri më tani për Lyonin.

Ngjarja paraprake

Rrethi i ngushtë i Donald Trumpit: Kush ka dal deri më tani pozitiv me COVID-19?

Ngjarja e ardhëshme

Këto janë të rejat e fundit rreth Shaqirit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian