Demant nga SHVL UÇK per lajmin e rremë ndaj Nazim Bushit dhe Artan Grubit

Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka reaguar në lidhje me lajmin e rremë që doli dje në opinion që supozonte për reagimin e SHVL UÇK-së ndaj ish komandantit të brigadës 114 “Fadil Nimani-Tigri” të UÇK-së, Nazim Bushi, aktualisht zv.Ministër i MPB-së, si dhe ndaj Artan Grubit, zv.Kryeministrit të Parë në RMV.

Nga kjo organizatë demantojnë këto lajme duke thënë se reagimi i rremë nuk është shkruar dhe as që është lëshuar nga SHVL UÇK me kryetarin Fazli Veliu.

Më tej SHVL UÇK shton se, Nazim Bushi ka qenë dhe mbetet figurë emblematike e cila ka dëshmuar në vitin 2001 se kujt i shërben, andaj sipas tyre, çdo tentim për baltosje të figurës së tij, apo cilit do qoftë komandanti, eprori apo ushtari të UÇK-së, vlerësojnë se nuk është gjë tjetër përpos se tentativë e dështuar për njollosjen e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe vlerave të saj.

Ngjarja paraprake

Bologna mposht Sampdorian

Ngjarja e ardhëshme

Tifoz i cilit ekip është kryetari i ri i LDK-së?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian