Demalia: Po të lihet edhe një mandat, Tiranës do t’ia bëjë emrin TiRama

Në një intervistë, analisti Ilir Demalia u shpreh se një shkatërrim i tillë i Tiranës nuk është bërë asnjëherë me ardhjen e Ramës si kryebashkiak dhe Erion Veliajt si kryetar bashkie.

Sipas Demaliajt, Tirana nuk ka më histori, është e shuar komplet duke humbur çdo gjurmë historike të saj.

Demalia: Një shkatërrim i tillë nuk është bërë asnjëherë me ardhjen e Ramës si kryebashkiak dhe Erion Veliajt si kryetar bashkie. Në të gjithë botën, fillimet e një qyteti nuk mund të preket me dorë. Nuk preket ajo që ku ka filluar qyteti që janë ndërtesa simbol. Tani i ka ngelur që të shemb edhe ministritë dhe universitetin. Tirana nuk ka më histori, është e shuar komplet. Mua më dhembin sytë kur shoh bulevardin dhe sheshin e Tiranës. Tiranës i ka humbur çdo gjurmë. Kjo tregon se ne jemi popull i papërgjegjshëm dhe nuk kemi ndëshkuar njerëzit që i bëjnë këto vepra.

Diktatura nuk u rrëzua, sepse ata që krijuan plularizmin ishte ish-bashkëpunëtorë të komunizmit dhe të sigurimit të shtetit. Këtu nuk ka përgjegjësi dhe nuk ka sinqeritet. Këta manipulojnë dhe falsifikojnë historinë duke thënë se kanë qenë kundërshtarët më të egër të komunizmit. Ne jemi në gjendjen më të keqe pas viteve ’90, pasi sistemi u ndryshua në favor të atyre që ishin pjesë e atij sistemi. Shikoni se çfarë është bërë me pronat që ai sistem mori. Këtu mungon e drejta e pronës, sepse kriminelët dhe çubat kanë zaptuar Tiranën.

Demalia shtoi se po të lihet edhe një mandat tjetër Rama do t’ia ndryshojë emrin Tiranës dhe do t’ia bëjë TiRama.

Demalia: Po të lihet edhe një mandat, ky me shumë mundësi do t’ia bërë emrin TiRama. Ky së bashku me Veliajn të varen në shesh për këto që i kanë bërë Tiranës. Edhe këta që do të vijnë duhet të kenë shumë kujdes se në 30 vite është vjedhur prona publike, edhe rëra e plazhit. Dhe pastaj shajnë Zogun. Ky njeri duhet të largohet urgjentisht me Erion Veliajn së bashku me bandën e Rilindjes dhe të ndëshkohen. Ne nuk kemi mundur që të ngremë minimumin e drejtësisë.

Ngjarja paraprake

Sepse ai shpërfilli vullnetin e tij: Erdogan shkarkon shefin tjetër të bankës qendrore

Ngjarja e ardhëshme

Xhaferi uron Konjufcën: Konfirmoj gatishmërinë për bashkëpunim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian