Dema: Penalltia e humbur nuk kthehet më

December 17, 2023
1 minut lexim

Portieri Endri Dema u konsiderua si lojtari i ndeshjes në barazimin 0-0 mes Erzenit dhe Teutës.

Portieri  ishte heroi i skuadrës durrsake, gjë të cilën e pranoi edhe trajneri i Erzenit. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “MCN” Dema pohoi se ai gjithnjë mundohet të japë maksimumin dhe ta ndihmojë ekipin, si dhe merr përgjegjësitë e tija si në ditë të këqija dhe të mira.

Ai pohoi se Teuta duhet ta fitonte takimin, nuk e “vajton” penalltinë e humbur, si dhe kërkon maksimumin ndaj Dinamos.

“Padyshim në këtë takim dëshironim tre pikët, ndërsa sa i përket paraqitjes sime, mund të them se ishte e mirë. Gjithmonë mundohem të bëj detyrën time dhe të ndihmoj skuadrën dhe gjithmonë do të jap maksimumin.

Penalltia e humbur mund të ndryshonte rrjedhën e takimit?

Edhe mund ta ndryshonte, por ajo u humb. Nuk kemi çfarë të bëjmë më, pasi nuk kthehet prapa, ndaj duhet vazhduar loja dhe të kërkojmë më shumë nga vetja.

Ndaj Dinamos?

Besoj se do të japim maksimumin në këtë takim. Duhet të kemi më shumë entuziazëm dhe padyshim që do të hyjmë për tri pikët,  që duhet marrë me çdo kusht.

Kur bën gabime portieri i Teutës evidentohet, por ka ndeshje të tilla që je heroi i ekipit dhe nuk është se përmendesh shumë. Të vjen keq për këtë aspekt?

Nuk e kam problem këtë gjë, pasi gjithmonë do të mbaj përgjegjësitë e mija edhe kur jam në ditë të keqe apo të mirë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sokol Mjaçaj refuzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë

Story i radhës

​Trump thotë se emigrantët po “helmojnë gjakun e vendit tonë” në fjalimin e fushatës

Të fundit nga

ShkoLartë