Delegacionet turke dhe ruse diskutojnë për armëpushimin e Malësisë së Karabakut

Delegacionet ushtarake turke dhe ruse kanë zhvilluar takime teknike për të diskutuar punën e vazhdueshme në lidhje me armëpushimin në Malësinë e Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Takimet u mbajtën dhe puna jonë e ndërsjellë vazhdon”, tha Hulusi Akar, ministër i Mbrojtjes i Turqisë.

Ministri Akar ishte pjesë e një video-konference me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komandës Këshilluese të Ndihmës së Bashkëpunimit dhe Trajnimit të Sigurisë së Mbrojtjes në Libi, Komitetit të Delegacionit Ushtarak Turk në selinë e NATO-s, Komandën e Forcave për Paqen në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) dhe të forcave ajrore dhe të marinës.

Takimi në kryeqytetin Ankara po ashtu u ndoq nga shefi i shtabit të përgjithshëm turk, gjenerali Yaşar Güler, komandantët e forcave, si dhe zv/ministrat Yunus Emre Karaosmanoğlu dhe Alpaslan Kavaklıoğlu.

Akar tha se puna midis Turqisë dhe Rusisë është duke vazhduar që kur ata nënshkruan një memorandum për të monitoruar bashkërisht armëpushimin në Malësinë e Karabakut.

Ai dënoi forcat armene për djegien e shtëpive dhe pyjeve përderisa tërhiqeshin nga territoret e pushtuara azerbajxhanase.

“Qiproja është një çështje kombëtare për Turqinë”

Akar tha se të gjitha përpjekjet duhet të bëhen për të garantuar sigurinë e TRNC-së në mënyrë që ajo të mund të zhvilohet dhe të përparojë.

“Pozicioni jonë për këtë çështje është e qartë, Qiproja është një çështje kombëtare për Turqinë”, tha Akar.

Ministri turk tha se dëshiron një zgjidhje të përhershme përmes mjeteve paqësore dhe politike.

Në ndërkohë, shtoi ai, grekët duhet të heqin dorë nga qëndrimi i tyre kontradiktor dhe se prania e popullit turk, sovraniteti i tyre dhe të drejtat e barabarta duhet të pranohen.



. .

Ngjarja paraprake

“Rama dhe Vuçiç kanë përdorur njëri-tjetrin”, Ben Andoni tregon ç’pritet të ndodhë në Hagë me ish-krerët e UÇK-së

Ngjarja e ardhëshme

Zaev: Borisov nuk me uroi për çmimin, ditët në vijim do ta telefonoj – negociatat vazhdojnë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian