Delegacion i ‘El Hilal’ takim me kreun e qytetit të Shkupit

Një delegacion i El Hilalit i përbërë nga Behixhudin Shehapi, kryetar, Talat Sadiku, nënkryetar dhe Ali Sadiku, sekretar u pritën sot nga kryetari i qytetit te Shkupit z. Petre Shilegov.
Në takimin miqësor dhe të ngrohtë u bisedua për kontributin e El Hilalit përgjatë tri dekadave të fundit, veçanërisht aktiviteti historik gjatë eksodit kosovar në vitin 1999.
Duke qenë se El Hilali sivjet është në vitin jubilar, 30 vjet ekzistim, kryetari i Shkupit u informua për aktivitetet e shënimit të këtij përvjetori që do të shënohet duke i respektuar masave  për mbrojtje na KOVID 19.
Z.  Shilegovi e përgëzoi El Hilalin dhe njëkohësisht premtoi gatishmëri për bashkëpunim për realizimin e synimeve për rritjen e ndjenjës ndaj shoqërisë civile dhe zbutjen e varfërisë.

Ngjarja paraprake

Ibra nuk ndalet, vazhdon me kritika ndaj LeBron James

Ngjarja e ardhëshme

​Krasniqi: Prodhuesit e Kosovës po hasin në disa sfida gjatë eksportit në Maqedoni

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian