Del Piero: Momente dramatike për futbollin italian

March 28, 2022
1 minut lexim

Legjenda e Italisë, Alessandro Del Piero i ka cilësuar si dramatike momentet nëpër të cilat po kalon futbolli italian.

Ish-nr.10 ishte në “Jeddah Street Circuit” për të marr pjesë në ceremoninë “Çmimi i Madh në F1” dhe foli për “Sky Sport Italia” për fiaskon e “Azzurrëve” në play-off të Kupës së Botës.

“Nuk është një moment i lumtur. Në një farë mase, është dramatike,” tha ish-sulmuesi i Juventusit.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kanë mbetur lojëra të tjera. Kombëtarja duhet të kthehet për të luftuar siç kanë bërë gjithmonë dhe të marrë përgjegjësinë. Këta djem do ta bëjnë këtë. Është e vështirë të mendosh për këtë pas një disfate kaq zhgënjyese”, shtoi Del Piero.

Sipas raportimeve në Itali, Roberto Mancini nuk do të japë dorëheqjen pas eliminimit të Italisë dhe do të qëndrojë në krye të saj deri në fund të kontratës së tij në vitin 2026.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E ktheu lokalin biznes për lojërat e fatit, arrestohet pronari në Tropojë bashkë me klientin

Story i radhës

Shqiptari vret italianin me thikë dhe e lë në mes të rrugës, zbulohet arsyeja

Të fundit nga

​Rruga e gjatë për shërbime logopedike

Çdo të premte, Agimi, i shoqëruar nga nëna e tij, merr rrugën Vushtrri-Prishtinë për të mbërritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Aty i kryen seancat logopedike, meqë këto shërbime mjekësore nuk
ShkoLartë