Del bilanci i parë për rindërtimin në Turqi: Duhen shembur 800 mijë ndërtesa

Brenda pak ditësh autoritet në Turqi kanë bërë bilancin e dëmeve dhe të planit për rindërtim. Kështu “Daily News” njofton, se do të duhet të shemben 800 000 ndërtesa si pasojë e dëmtimeve të tërmetit të fundit.

Sipas shoqatës turke të ndërtimit, 400 000 ndërtime në Stamboll dhe 400 000 ndërtime në provincën e Izmirit duhet të rrëzohen  për arsye se janë ndërtuar para vitit 1999.

“Me kalimin e kohës, ndodh krisja e betonit dhe korrozioni i hekurit në ndërtesa. Ne duhet t’i gjejmë dhe t’i rrëzojmë”, ka deklaruar për mediat kreu i shoqatës.

Në Turqi para tërmetit të vitit 1999 në Gölcük që vrau 20 000 njerëz, përdorej beton i standardit C10, ndërsa më pas u bë i detyrueshëm standardi C20 dhe C30. Në godinat e dëmtuara në Izmir, 1/3 janë ndërtuar para 1999, kurse në Stamboll ¼ janë të kësaj kohe.

Inxhnieri turk ka shtuar se me këto struktura janë në rrezik jetët e 1.6 milionë njerëzve, ndaj rinovimi është i domosdoshëm. Kostoja e këtij rindërtimi shkon në 5 miliardë dollarë.

Image
Ngjarja paraprake

​Çfarë vendimesh duhet të merrni kur diskriminoheni në punë?

Ngjarja e ardhëshme

Ekspertët amerikanë: Zhvillimet e fundit në Kosovë, nuk ndryshojnë historinë e konfliktit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian