Deklarata shokuese e Ramës: Kur isha adoleshent, Mimi Kodheli ishte aq kinge sa që më krijonte fantazira…

Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit që zhvilloi me gra dhe vajza në Tiranë, ka folur edhe për njohjen e hershme me ish-ministren Mimi Kodheli të cilën në fakt e ka vendosur në një vend jo fitues (nr.21), në listën për kandidatë deputetësh në kryeqytet.

Me këtë rast Rama tregoi se ishte i vogël, kur Mimi shkonte tek shtëpia e tyre bashkë me prindërit e saj dhe e përshkroi atë si një vajzë kinge, e cila i ngjallte fantazi, kurse ai çfarë nuk bënte që ti binte në sy.

‘Me Mimin kishim një lidhje të largët në kohë të largët për shkak të prindërve dhe unë isha i vogël kur prindërit e Mimit vinin për vizitë bashkë me Mimin.

Ajo ishte një super kinge me flokë të gjatë, nga ato lloj kingesh që kur futet në jetën e një pubertari krijojnë fantazira.

Ne kishim një fushë basketbolli poshtë pallatit dhe Mimi vinte, unë dilja poshtë dhe gjuaja për të treguar sa i zoti isha për të bërë kosha.

Por deri këtu, asgjë më tepër. Më pas u takuam pas shumë vitesh dhe Mimi punonte në sektorin bankar. Ajo erdhi të punonte me ne më pas. S’po jua tregoj pjesën tjetër të historisë sepse tani e dini’, – tha Rama.

Ngjarja paraprake

Prindërit pyesin nëse fëmijët duhet vaksinuar kundër COVID-19 – ekspertët japin shpjegimet

Ngjarja e ardhëshme

Arsim Abazi flet pas ndeshjes me Bullgarinë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian