Deklarata shokuese e ish lojtarit: Qëllova dashnorin e ish-gruas sime, e shtriva…

Sebino Nela ishte një nga lojtarët më të dashur të Romës në vitet 1980 dhe një nga personalitetet, që futbolli italian ka njohur edhe jashtë fushës, si komentator televiziv. Ish-mbrojtësi ka vendosur të tregojë jetën e tij në një libër, një biografi, që e prezantoi në një intervistë për “Leggo”.

Brenda tij, Nela, 59 vjeç sot, tregon edhe momentet më të errëta dhe më të vështira të jetës së vet:

“Kanë qenë kohë të vështira. Kam qëlluar me armë dashnorin (shpërndarës droge) e ish-gruas sime. Unë thjesht isha i zemëruar. U takova me të, ai u përpoq të më sulmonte dhe pastaj e gjuajta në këmbë.

E lashë aty, shtrirë në tokë. Isha i egërsuar. Me atë rast kuptova se dikush që dukej mbinjeri në fushë, jashtë saj është i prekshëm. Si të gjithë të tjerët”.

Ish-mbrojtësi verdhekuq, gjithashtu duhej të përballej me një betejë të gjatë kundër një tumori, të cilin më në fund arriti ta mposhtte pas 8 vitesh dhe 4 operacionesh: “Për tetë vjet kam luftuar kundër kancerit. Ishte ndeshja më e vështirë e jetës sime, por në fund të fundit mora tri pikët. Nuk është e lehtë të ndihesh në ekuilibër midis jetës dhe vdekjes. Megjithatë, kuptova rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve”.

Ngjarja paraprake

Zbulohet se kush i nxori fotot e Teas duke u puthur me Beartin

Ngjarja e ardhëshme

Bota në rrezik ekstrem, shkencëtarët: Jemi në prag të kolapsit të ekosistemit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian