deklarata per shkembimin e territoreve citaku eshte turp qe kurti merret me thacin 654f704200f61

Deklarata për shkëmbimin e territoreve, Çitaku: Është turp që Kurti merret me Thaçin!

November 11, 2023
1 minut lexim

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili sot deklaroi se projekti i shkëmbimit të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë.

Çitaku në reagimin e saj ka thënë se është turp që kryeministri Kurti merret me presidentin Thaçi dhe kjo vetëm shfaq vogëlsinë e tij.

Ajo tutje shkruan se rezultatat e qeverisjes Thaçi ndjehen kudo ndërsa rezultati i vetëm i Kurtit është një urë këmbësorësh në një fshat dhe një mori sanksionesh.

Reagimi i plotë:

Ka kohë që Kryeministri Kurti merret me Presidentin Thaçi, si në Kuvend të Kosovës ashtu edhe në vizita të tija jashtë vendit.

Kjo është një turp që vetëm sa e shpërfaq vogëlsinë e kryeministrit aktual dhe cektësinë e rezultateve te qeverisjes së sotme.

Presidenti Thaçi nuk ka mundësi t’ja kthej sepse eshte në paraburgim duke mbrojtur UÇK-në.

Poashtu, rezultatet e qeverisjes Thaçi, autostradat, aeroporti, njohjet dhe vetë pavarësia jonë, shihen, preken, udhëtohen, përjetohen, gëzohen. Rezultati i vetëm i Kurtit eshte nje ure këmbësorësh në një fshat dhe nje mori sanksionesh nga aleatët tonë. I pabesë si me tanët ashtu edhe me të huajt.

MARKETING

RENT A CAR

zbardhen detaje nga deshmite e reja qe dumani ka dhene para prokuroreve te spak 654f6deaf2958
Story i mëparshëm

Zbardhen detaje nga dëshmitë e reja që Dumani ka dhënë para prokurorëve të SPAK

vdes ne moshe te hershme dizajneri i famshem nga kosova 654f7046b34d0
Story i radhës

Vdes në moshë të hershme dizajneri i famshëm nga Kosova

Të fundit nga

ShkoLartë