Dëgjohen shpërthime në Kiev

Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko njoftoi se në orët e para të mëngjesit në disa zona të kryeqytetit janë dëgjuar shpërthime, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria e tij në Telegram, Klitschko tha se në kryeqytet kanë ndodhur shpërthime. “Në lagjet Solomyanskyi dhe Shevchenkivskyi të kryeqytetit janë dëgjuar shpërthime të shumta”, tha ai.

“Në Kiev nuk ka humbje jete. Ekipet e shëndetësisë dhe shpëtimit po vazhdojnë punimet e tyre”, deklaroi Klitschko i cili shtoi se në sulme janë dëmtuar objektet e infrastrukturës kritike në Kiev.

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Kievit, Oleksiy Kuleba në një postim nga llogaria e tij në rrjetin social tha se në orët e mëngjesit forcat ruse kanë kryer sulme me mjete ajrore pa pilot (dronë) ndaj Kievit.





Story i mëparshëm

5 veprimet e përditshme që ju ndihmojnë të keni duar të bukura dhe jo të plakura

Story i radhës

​Mesazhi i Peles për Messin

Të fundit nga

Partizani mposht Lubotenin

Partizani ka mposhtur Lubotenin në përballjen e vlefshme për xhiron e gjashtë të Ligës “Gjergj Kastrioti”,

AlbanianMacedonianEnglish