Defektet në aeroplan, pezullohet udhëtimi i Kombëtares së Çekisë drejt Suedisë për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”

Kombëtarja e Republikës së Çekisë ishte e detyruar që të pezullojë udhëtimin drejt Suedisë, ku tani do të humb kohë për stërvitjet e fazës kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Për shkak të disa problemeve teknike në aeroplanin me të cilin çekët do të udhëtonin, skuadra e Jaroslav Silhavy tani do të humb 24 orë, gjë kjo që nënkupton që lojtarët e Çekisë do të mbërrijnë vetëm një ditë para ndeshjes së tyre kundër Suedisë.

“Kombëtarja e Çekisë duhet të ndryshojë programin. Ne nuk mundemi të udhëtojmë drejt Suedisë për shkak të disa defekteve sot në aeroplan, ndërsa do të fluturojmë drejt Suedisë të mërkurën”, shkruante në komunikatën e Kombëtares së Çekisë.

Ndërkaq, fituesi i ndeshjes mes Çekisë dhe Kombëtares së Suedisë do të përballet me Poloninë të martën e ardhshme, për të siguruar biletën drejt “Katar 2022”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

S’mund ta besoni sa kushtoi dasma e Berlusconit

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 23 mars

Të fundit nga