Dedja: Kushtetuesja, i vetmi kusht i paplotësuar për konferencën e parë ndërqeveritare

Mosmarrja e një vendimi pozitiv për Shqipërinë në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së qeveria shqiptare, ndryshe nga opozita, e shikon si një proces të brendshëm të vendeve anëtare.

Në një intervistë për RTV Ora, zv/ministri i Jashtëm, Sokol Dedja, shprehet se Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vendosura nga Këshilli i BE përveç Gjykatës Kushtetuese.

Dedja: Është një proces midis vendeve anëtare, një proces ku Shqipëria nuk është palë. I vetmi kusht, bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese. Të gjitha kërkesat e tjera të Këshillit janë vlerësuar objektivisht si të plotësuara.

Samiti i udhëheqësve në Bruksel në dhjetor është një mundësi tjetër teorike për vendin tonë, por pothuajse e pamundur të ketë një vendim për Shqipërinë duke u bazuar mbi procedurat që ndjek unioni.

Dedja: Ka një takim tjetër të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme me 8 dhjetor  që do të jetë në mundësi për t’iu rikthyer diskutimit dhe mbi miratimin e kornizës negociuese dhe vendimit mbi mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

As me Presidencën gjermane, Shqipëria nuk arriti të marrë notën pozitive nga vendet skeptike.

Dedja: Nuk është detyrë e lehtë të arrihet unanimiteti midis 27 qëndrimeve.

Debatet e brendshem të BE-së për buxhetin e 2021 nuk prek dy projektet që mbështeten nga unioni në Shqipëri.

Dedja: By-passi i Tiranës me mbi 150 mln euro investim dhe rikonstruksioni i Hidrocentralit të Fierzës me mbi 42 milion euro investim. Këto do të financohen me buxhetin e instrumentit të paraaderimit për 2020.

Pavarësisht të gjitha debateve politike në vend, Shqipëria për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare duhet të bëjë funksionale sistemin e drejtësisë, implementimin e kodit zgjedhor, rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe ligjin e medias.

Ngjarja paraprake

Rritet numri i rasteve me COVID-19 në Gjermani, izolohet vendi

Default thumbnail
Ngjarja e ardhëshme

Izraeli arrestoi 400 fëmijë palestinezë në vitin 2020

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian