​Deçani do të bëhet me tri çerdhe të reja

January 31, 2024
min lexim

Në mbledhjen e mbajtur të Kuvendit Komunal në komunën e Deçanit është diskutuar për shpenzimet e buxhetit komunal si dhe raportin një vjeçar për shpenzimet e kryetarit. Në mungesë të kryetarit të kësaj komune, Bashkim Ramosaj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Dafina Cakaj ka arsyetuar shpenzimet vjetore komunale.

Ajo tha se të gjitha shpenzimet komunale janë të faturuara me arsyeje. Ndërsa, sa i përket shpenzimeve të kryetarit, Cakaj theksoi se kryetari i Deçanit është i vetmi që shpenzon pak në detyrë zyrtare.

Cakaj tha se komuna e Deçanit shpenzon buxhetin e saj mbi 90%, por se i gjithë buxheti shpenzohet në nevoja zyrtare.

Cakaj: Kryetari i Deçanit shpenzon shumë pak në detyra zyrtare

“Nëse ka vërejtje me arsyeje gjithmonë i kem i marrë parasysh. Unë nuk mund t’i ndërroj shpenzimet, në vend dreke me paguar diçka tjetër, çdo gjë që kemi shpenzuar, gjithçka është e arsyetuar. Nuk ka shanse që një faturë është e paarsyeshme ose pa asnjë kërkesë që duhet të dijë se për çka është bërë ai shpenzim, unë jap llogari. Shpenzimin e buxhetit, atë të parën nuk po di si me përmirësuar, por po e shpenzoj buxhetin mbi 90%, këtë mos më përmendi, kështu që ku ka mjete të lira edhe nëse janë në kontrata ose nuk janë të asaj drejtorie unë i shpenzoj në afat kohor që mos të shkojnë dëm. Te kredit kartelat e kryetarit, 2400 euro i ka për krejt vitin, por vetëm në muaj i ka 3000 euro, nëse mundet ose nëse ka udhëtime zyrtare me i shpenzuar. Është njëri ndër kryetarët që më së pakti bën shpenzime në detyrë zyrtare ose kudo që shkon, është viti parë që e kemi bërë, të tjerët kryetarë e kanë bërë nga mbas lufta. Te karburantet, shpenzimet që i kanë dhe për fatura ose për udhëtime që i ka kuvendi edhe nëse nuk ka vetura zyrtare karburantin e paguajmë për me kryer një shërbim, një detyrë zyrtare deri në Prishtinë”, tha Cakaj.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Besnik Hulaj theksoi se do të ndërtohen tre çerdhe publike për fëmijë në tre fshatrat e Deçanit.

Ai tha se çerdhet do të kenë kapacitet të mjaftueshëm për fëmijët e Deçanit dhe se do të kenë një kosto të ulët pagese.

Hulaj tha se çerdhet të cilat janë në menaxhim privat do t’i rekrutojnë në çerdhe publike.

Hulaj: Do të ndërtohen tri çerdhe publike në tre fshatra të Deçanit

“Kapaciteti i çerdheve është më i vogli për 40 fëmijë. Ka deri në 60 fëmijë, janë tre lloj të çerdheve që do të ndërtohen. Çerdhet përfshijnë fëmijët nga mosha një vjeçare deri në moshën gjashtë vjeçare, fëmijë ka mjaftueshëm deri në pesë çerdhe, edhe disa na nevojiten, katër çerdhe janë tash, edhe një do të niset e në (Carrabreg) bëhen pesë. 1:13:34 Varësisht prej zonës, nuk ka me qenë çerdhja vetëm për atë fshat por do të marrin pjesë disa fshatra për atë çerdhe, varësisht prej numrit që ne e ofrojmë, për sa fëmijë. Çerdhet kanë me qenë publike, kanë më pas një kosto të ulët në bazë të numrave që janë në të gjitha qytetet e Kosovës, gjithçka do të jetë në menaxhimin e DKA-së, jemi duke përgatitur që edhe çerdhet që nuk kanë qenë publike në menaxhim privat në të njëjtën kohë jemi konsultuar që të rekrutohen dhe në një kohë të shkurtër të kthehen në zonë publike”, tha Hulaj.

Tutje, drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Rifat Stokaj tha se për fermerët e Deçanit janë sjellë 34 krerë lopë.

Stokaj theksoi se Deçani është i pari sa i përket cilësisë së qumështit.

Drejtori i Bujqësisë, Stokaj tha se do të investohet edhe në infrastrukturë. Ai tregoi se do të investohet në nëntë fshatra me kanale të ujitjes.

Stokaj: Për fermerët e Deçanit janë sjellë 34 lopë si dhe do të investohet në infrastrukturë

“Muajin e kaluar kemi përfunduar marrëveshjen me Organizatën për Zhvillim Rajonal, me të cilat janë shpërndarë edhe 34 lopë qumështore për fermerët tonë. Gjithsej janë 100 lopë që kanë ardhur për fermerët tonë, në komunën e Deçanit, një projekt ky i cili ka pasur me zgjatë dy vite por ka përfunduar më herët. Kemi sjell 100 lopë të kualitetit më të lartë, sa i përket cilësisë dhe qumështit sa i përket të lopëve qumështore. 1:25:51 Bëhet fjalë për 34 mijë euro që janë pjesë e participimit të komunës së Deçanit për realizimin final më të ri. Komuna e Deçanit këtë vit për herë të parë renditet e katërta në Kosovës sa i përket numrit të prodhimtarisë së qumështit, ndërsa e para në Kosovë sa i përket cilësisë së qumështit. Komuna e Deçanit ka potencial në zhvillimin dhe kultivimin e blegtorisë. Sa i përket investimit në infrastrukturë ne kemi qenë përfitues nga ministria e Bujqësisë, me të cilën do të realizojmë nëntë kilometra me ujë në Irzniq dhe fshatin Llukë, ndërsa këtë vit po hapet dera edhe për investimin e një projekti komunal me 1 milionë e 600 mijë euro, do të përfundojmë 14 fshatra me kanale të ujitjes, do të jetë një investim gjigand, do të ndihmojmë fermerët me ujitjen e tokave të tyre bujqësore”, shtoi Stokaj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Shefi i NATO-s thekson rëndësinë e mbajtjes së fortë të Aleancës përmes rritjes së investimeve në mbrojtje

Story i radhës

Ali Ahmeti përkujton Zahirin, Hakifin dhe Edmondin në 27 vjetorin e rënies heroike

Të fundit nga

Bordin nuk e bën ‘dramë’ humbjen

Elbasani nuk ia del sërish në Superiore. Skuadra e Roberto Bordin u mposht nga Egnatia me shifrat 3-1, me verdheblutë që vazhdojnë të mos fitorjnë prej javësh në kampionat. Pas kësaj disfate
ShkoLartë