Debuton me Ferrarin, Sainz zbulon problemin e madh të “kokëkuqes”

Carlos Sainz, piloti spanjoll i Ferrarit, pas 4 garave të para me “kokëkuqen” ka bërë një analizë të paraqitjes së tij, duke evidentuar edhe problemin më të madh që ka makina italiane. Ai gjithnjë është renditur pas shokut të tij të skuadrës Charles Leclerc, ndërkohë që paraqitja e Sainz ka qenë mbi mesataren.

“Duhet ende të familjarizohem ashtu si duhet me makinën, sidomos me sistemin e nisjes së garës. Gjithsesi, mendoj se në përgjithësi jam paraqitur mirë dhe këtë vit makina është më lart se ajo e sezonit të kaluar”, tha Sainz.

“Ferrari është makinë e shpejtë dhe e balancuar në kthesa. Gjithsesi, kur duhet të matemi me rivalët ne pjesët e drejta të gjata humbasim terren, pasi nuk jemi aq të shpejtë dhe e kemi të vështirë të duelojmë me rivalët. Pra, na mungon shpejtësia maksimale, në mënyrë që DRS-ja të na ndihmojë në parakalim”, tha Sainz.

Ngjarja paraprake

22 vjet nga masakra serbe në Qyshk

Ngjarja e ardhëshme

Van Basten dhe vështirësitë e Van de Beek: Ky është problemi i madh që kanë lojtarët kur largohen nga Ajax

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian