Debutim pozitiv për Sherif Kallakun në Kombëtare

Debutim pozitiv për Sherif Kallakun në Kombëtare, por sigurisht me keqardhje për mungesën e fitores në Kazakiztan. Mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit tha në në lidhjen me emisionin “Kuqezi” se fati i mungoi Shqipërisë.

“Ndjej keqardhje, sepse kemi zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Duhet të shfrytëzonim rastet dhe të ishim më të qetë. Fati nuk ishte me ne. Parabola e Brojës duhet të ishte shënuar. Duhet të shikojmë ndeshjen e ardhshme, kjo ndeshje iku tani.”

Ambientimi me skemën: Mendoj që, duke parë vështirësitë që kishim me ambientimin e skemës së re, trajneri vendosi ta kthente në 3-5-2. Vendosi që unë dhe Bare të ishim në qendër majtas dhe djathtas. Nuk kisha lirshmërinë time siç duhej. U mundova të përshtatesha dhe të luaja thjesht për të qenë sa më i saktë. Mendoj që jemi përshtatur shumë mirë, duhet të rregullojmë aksionet para portës, kjo na mungoi.”

Goditja e portës: “Në ndeshjet e ardhshme do të kem gjuajtje më të mira. Ishte çështje sekonde dhe vendosa ta gjuaja shpejt, duhet të finalizoja më mirë”.

Ngjarja paraprake

5 arsyet psikologjike pse njerëzit nuk dobësohen

Ngjarja e ardhëshme

Haxhi Krasniqi: Urime të gjithë kombit shqiptar titulli i botës, ne jemi kampion

të fundit nga