Debati rreth një vaksine të re

min lexim

Ndërsa vaksinat kundër COVID-19 po shpëtojnë jetë të panumërta, përhapja e shpejtë e infektimeve me variantin Omicron ka shtruar shumë pikëpyetje. Shumë njerëz duan të dinë nëse është e nevojshme marrja e një vaksine përforcuese pas një periudhe disa mujore apo madje krijimi i një lloj vaksine të re.

Qëllimi do të ishte jo vetëm shpëtimi i jetëve, por edhe shmangia e problemeve që mund të sjellin infeksionet e lehta. Hulumtuesit po punojnë për të krijuar vaksina që mund të ofrojnë mbrojtje për disa lloj variante njëkohësisht, apo edhe të bllokojnë virusin, pavarësisht mutacioneve.

Aktualisht po bëhen prova për vaksina të llojit që spërkaten në hundë. Shumë ekspertë thonë se është joreale që njerëzit të presin që vaksinat të të mbrojnë përgjithmonë ndaj çdo infeksioni. Por mjafton që parandalojnë rastet fatale.

Dr. Daniel Kuritzkes, shef pavionit të sëmundjeve infektive në spitalin unversitar “Brigham & Women” në Shkollën Mjekësore të Harvardit, thotë se duhet rishqyrtuar se cili është objektivi i vaksinës.

“”Është joreale të besosh se çdo lloj vaksinimi do t’i mbrojë njerëzit nga infeksioni, nga sëmundja me simptoma të lehta, përgjithmonë. Nëse qëllimi është parandalimi i sëmundjeve të rënda, mund të mos kemi nevojë të bëjmë aq shumë përpunime të vaksinave sa herë që shfaqet një variant i ri”.

Bashkë me mutacionin, virusi po ndryshon edhe formën dhe nuk ka asnjë lloj mundësie për të përcaktuar se ka i rëndë do të jetë varianti i radhës. Ndërkohë po përhapet një nën-variant i ri i Omicronit. Hulumtuesit po përpiqen të krijojnë vaksina të gjeneratës së ardhshme që mund të ofrojnë mbrojtje më të gjerë kundër mutacioneve që mund të shfaqen, por kjo do të kërkojë shumë kohë.

Por zgjidhja aktuale është vaksinimi. Imunizimi do të zvogëlonte mundësitë e mutacioneve të tjera të virusit, tha Jennifer Nuzzo e Qendrës Johns Hopkin’s për Sigurinë Shëndetësore./VOA

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Thaçi: Nëse konfirmohet se ndonjë deputet/e ka mashtruar për shpenzimet e udhëtimit, të dorëhiqet

Story i radhës

4 këshilla të çuditshme shëndetësore, por të vërteta

Të fundit nga