Debati për Mësonjëtoren/ Amfiteatri në oborrin e Muzeut kombëtar të Arsimit ka zënë vendin e instilacionit të ABC

Ky amfiteatër në oborrin e Muzeut Kombëtar të Arsimit në Korçë ka zënë vendin e instalacionit të ABC.

Ky instalacion i ka dhënë edhe identitet kësaj ndërtese e cila në Korçë njihej edhe si ABC – ja.

Tashmë instalacioni është zhvendosur në cepin e oborrit por jo i plotë pasi këtu janë vetëm shkronjat ndërsa platforma mbajtëse që simbolizonte letrën e shkrimit nuk është më.

Rikonstruksioni i plotë i ndërtesës përfshiu ndërhyrje në anën strukturale të godinës e me pas muzealizimin e saj por zhvendosja e instalacionit nga qendra e oborrit në anë të tij ku thuajse nuk duket ka shkaktuar edhe reagime kundërshtuese pasi kjo lëvizje duket se humbet esencën e këtij muzeu.

Instalacioni i ideuar nga arkitekti korçar Kliti Kallamata, për vite të tera ishte kthyer në simbolikën identifikuese të këtij muzeu por edhe Korçës e reflektuar në çdo fotografi të vizitorëve, kartolinë apo suvenir ka sjellë edhe reagimin e qytetarëve të Korçës.

Zhvendosja e instalacionit të “ABC”-së është bere pas propozimit nga studio projektuese dhe miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ndërsa vendin e saj e ka zënë amfiteatri që do të vihet në funksion të shfaqjeve artistike.

Ngjarja paraprake

Kjo është bashkëshortja e Lumir Abdixhikut

Ngjarja e ardhëshme

Befason Gattuso për Rrahmanin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian